
Shërbimet tona

Shitja e autoxhamave
Në kuadër të qendrës së Edel-Prom, ndodhet edhe magazina më e madhe e autoxhamave në Maqedoni. Në magazinë kemi mbi 25000+ autoxhama për të gjitha llojet e mjeteve (të pasagjerëve dhe mallrave) që janë duke funksionuar në rrugët tona.
Përveç faktit që Edel Prom bën shitje me pakicë, ne gjithashtu furnizojmë shumicën e qendrave të autoserviseve dhe shitësve të automjeteve në Maqedoni dhe më gjerë.
Ne jemi gjithmonë të hapur për bashkëpunim dhe nëse jeni të interesuar të bëheni partneri ynë, thirrja juaj është gjithmonë e mirëpritur.
Autoxhamat në Edel-Prom janë gjithmonë të certifikuara dhe të standardit më të lartë botëror!
Montimi i autoxhamit
Kur xhami i makinës suaj është plasaritur dhe keni nevojë për ta ndërruar, kjo duhet të bëhet me shpejtësi dhe profesionalizëm.
Xhami i makinës jo vetëm që ju mbron nga moti, mbeturinat dhe pluhuri, por gjithashtu ju mbron në rast përmbysjeje ose përplasjeje me automjet tjetër.
Nëse xhami i automjetit tuaj është dëmtuar rëndë, është thelbësore të siguroheni që profesionistë të kualifikuar do të kujdesen për të ashtu siç duhet në mënyrë që të zëvendësohet profesionalisht.
Të gjithë teknikët tanë janë të kualifikuar për standardet më të larta për të siguruar që zëvendësimi i xhamit të automjetit të jetë sipas dëshirës tuaj.
Qëllimi ynë kryesor është t’u shërbejmë klientëve tanë me profesionalizëm dhe shpejtësi, me cilësinë më të lartë.
Ndërrimi i xhamit të makinës zakonisht zgjat rreth një orë, sepse materialet e përdorura për instalim janë gjithmonë të cilësisë më të lartë.
Ne kemi teknikët më profesionistë të riparimit të xhamit të automjeteve.
Ekipi ynë prej 10 teknikësh funksionon për më shumë se 30 vite dhe është gjithmonë i gatshëm për çdo sfidë.


Shitje mjetesh dhe materialesh për montimin e autoxhamave
Si një furnizues me një gamë të gjerë, ne ofrojmë të gjitha pjesët e montimit, veglat, ngjitësit, shiritat e gomës dhe teknologjinë e censorëve. Edel-Prom është partneri juaj i përhershëm për aksesorë dhe materiale për autoxhama të cilësisë më të lartë.
Riparimi i autoxhamave të dëmtuar
Në çdo kohë të vitit, një plasaritje e vogël në xhamin e përparmë mund të zgjerohet dhe të lëshojë, me çfarë kërkohet zëvendësim.
Ne gjithmonë synojmë të riparojmë plasaritjen në vend që të zëvendësojmë xhamin e përparmë.
Riparimet kryhen sipas standardeve më të larta, kështu që është gjithmonë më mirë të telefononi sapo të vini re një plasaritje në xhamin e përparmë.
Riparimi zgjat vetëm një orë!
Forca dhe dukshmëria e autoxhamit do rikthehet, duke e bërë dëmin më pak të dukshëm.
Kështu shmangni ndërrimin e autoxhamit të ri, kështu që edhe kostot janë më të ulëta.


EDEL-PROM ju garanton për:
- Cilësinë e xhamit të instaluar
- Cilësinë e instalimit (montimit)
- Cilësinë e materialeve të përdorura për instalim