02 2622 888
072 306 680
076 432 051
Ballina
Edel-Prom
Rreth nesh
Historia
Galeri
Videot
Autoxhamat
Partnerë
Na kontaktoni
Ballina
Edel-Prom
Rreth nesh
Historia
Galeri
Videot
Autoxhamat
Partnerë
Na kontaktoni
Search
Partnerë
Së bashku me më të mirët në fushën e autoxhamave
PILKINGTON është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të qelqit dhe produkteve të qelqit. Themeluar në vitin1826, anëtar i Grupit NSG që nga qershori i vitit 2006. Pilkington është lider në industrinë globale të autoxhamave. Në nivel global, Grupi NSG operon ose ka interesa në 51 shtete. Produktet Pilkington shiten në 130 vende të botës dhe ne e marrim me një epitet të veçantë faktin që kompania jonë është përfaqësuese e përgjithshme e autoxhamave Pilkington.
Saint-Gobain Sekurit është një nga liderët globalë në prodhimin e xhamit për automjete dhe është pjesë e grupit të kompanive Saint-Gobain. Me prani në më shumë se 40 vende në gjithë botën, kompania prodhon xham për më shumë se 1,000 modele automjetesh. Me mbi 350 vjet përvojë, Saint-Gobain Sekurit është e njohur për zgjidhjet e saj cilësore dhe inovative në industrinë e automjeteve.
Xinyi Glass Holdings Ltd u themelua në vitin 1988 dhe u bë një nga prodhuesit më të mëdhenj të qelqit në botë me një pjesë totale prej 20% të tregut botëror dhe përfaqësohet në më shumë se 100 vende në mbarë botën. Ajo zotëron gjithsej gjashtë fabrika me një sipërfaqe totale prej 5 milionë metrash katrorë dhe me më shumë se 15,000 punonjës.
PMATOOLS janë furnizuesit kryesorë në Evropë të mjeteve dhe materialeve të instalimit të autoxhamave. Magazina qendrore dhe selia e tyre janë të vendosura në Willich, Gjermani (afërsisht 25 km nga Dusseldorf). Ata gjithashtu luajnë rol të rëndësishëm në sigurimin e produkteve nga gama e tyre për një numër klientësh në vendet nga Evropa, Japonia, Australia, Zelanda e Re, Amerika e Veriut etj.
OLIMPIA është një fabrikë e njohur turke për prodhimin e autoxhamave. Ka më shumë se 42 vite që shpërndan autoxhama në territorin e Turqisë, ka 2 fabrika dhe 10 tregtarë rajonalë. Autoxhamat e tyre shitet në më shumë se 30 vende. Edel-Prom ka importuar autoxhama nga OLIMPIA që nga ekzistenca e saj.